Tërmeti më i fuqishëm në historinë e njerëzimit nisi si maratonë dhe vrau 7000 njerëz (VIDEO)

Ishte data 22 maj 1960. Në orën 19:11 me orën lokale të Kilit, vendi do të përfshihej nga ajo e cila do konsiderohej katastrofa më e madhe natyrore, një tërmet prej 9.3 ballësh. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Valdivia, dhe zgjati plotë 10 minuta pa pushim. Tronditjet e forta shkaktuan cunami i cili përfshiu vende si  Kili, Haëaii, Japoni, Philippines, Zelandën e Re,  Australinë jugore dhe ishujt Aleutian.

Cunami shkaktoi dallgë prej 25 metrash, të cilat morën përpara çfarëdo që gjetën. Dëment materiale dhe viktimat, ende sot e kësaj dite nuk janë të qarta, por nga përllogaritjet mësohet se të paktën 7000 persona humbën jetën nga kjo fatkeqësi natyrore. Por tërmeti i fuqishëm prej 9.3 ballësh, erdhi pas disa tërmetesh të njëpasnjëshme që përfshin Kilin nga data 21 maj deri në 6 qershor.

Deri më sot asnjë tërmet nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa ai i vitit 1960.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button