DHEMBJA IME, PUNË IU BA QË LIHET PËR NESËR

Ç’ndjenjë e ambël andrrimi pa mbyllë sy.
Zgjim agsholit me kujtimin e saj të bukur.
Hana t’shembet n’dorë.
Dielli t’qeshet n’fytyrë.
Dashunia.
Ngjarje e qenies së secilit.
T’mund lumturia brenda lëkure.
Përqafimi i dhembshëm, i ambël, përherë madhështor.
Yjet ballin stolisin.
Jetën zgjatë edhe për një jetë.
Ah, kjo dashunia! E thellë.
E lartë. Aq pamatur.
Me shpirtin e fryrë nga mallëngjimi gjithëkah e lypa.
Gjatë kohë e prita.
Gjithnjë më afër i pillnin punët, sendet poashtu.
Dashunia si me dana m’shtrëngonte zemrën.
Por, dhembja ime punë që pret për nesër iu ba.
Se n’zemrën e tij s’kishte shtrat për mu.
Dashunia. Ka dy mundës e katër sy.
Njëri me sytë në gjeth, e tjetri në lot.
Njëri me zemrën para, tjetri nëpër gurë zhag e ngreh.
Njëri s’tundet, as matet për gjë.
Tjetri si n’prehën kujtimet n’shpirt i tjerrë..
Të dy janë të mundur përmbrenda.
Në heshtje.
Me njëri-tjetrin.
Pa u pa me sy.

 

Poezi nga Fakete Rexha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button