Zaev: Me përpjekjet të bashkuara mund të tërheqin investime të reja dhe turistë

Me përpjekje të bashkuara, 16-të vendet nga Evropa Lindore dhe Qendrore mund ta përparojnë këmbimin dhe lëvizjen e njerëzve, të mirave dhe shërbimeve, përvojave dhe ta shfrytëzojnë ekspertizën dhe diturinë nga RP e Kinës në këto procese, e njëkohësisht edhe ta bëjnë këtë rajon atraktiv dhe destinacion të volitshëm për invesitme të reja të kompanive kineze dhe destinacion të volitshëm turistik për turistët kinezë, porositi kryeministri Zoran Zaev në Samitin e 7-të të shefave të qeverive nga Procesi i bashkëpunimit mes RP të Kinës dhe vendeve nga Evropa Lindore dhe Qendrore (16+1), që mbahet në Sofje.

Ai mbajti fjalim në sesionin plenar të kryeministrave të vendeve nga EQL dhe RP të Kinës, ku potencoi se Republika e Maqedonisë është vend i vogël, i cili i përkushtohet konceptit të lidhjes, që në të vërtetë është pjesë edhe e Iniciativës 16+1.

“Siç thotë fjala e urtë kineze: ‘Udhëtimi prej 1000 miljeve fillon me një hap’ – ashtu edhe iniciativa 16+1 paraqet hap të parë në një udhëtim dhe platformë, me të cilën Republika e Maqedonisë do të mund t’i thellojë lidhjet, të përparojë në sferën e energjetikës dhe zhvillimit infrastrukturor”, porositi kryeministri Zaev.

Самит софија

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ai përkujtoi se në fillim të marsit të këtij viti, Maqedonia zyrtarisht në Shkup e ka hapur Qendrën për koordinim dhe bashkëpunim kultutor mes RP të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Kjo qëndër, tha ai, ofron mundësi të shkëlqyeshme për monitoring, promovim dhe afirmim të bashkëpunimit kulturor mes RP të Kinës dhe vendeve nga EQL dhe tenton t’i thellojë dhe përforcojë relacionet mes vendeve në kulturë, e cila e ka rolin qendror në përparimin e mirëkputimit të ndërsjellë dhe dialogut produktiv.

Kryeministri Zaev paralajmëroi edhe se Republika e Maqedonisë në shtator do të jetë nikoqir i Simpoziumit të 5-të të vendeve nga EQL dhe RP e Kinës të  Tink-Tenk organizatave, ndërsa vitin e ardhshëm në organizim tonë do të jetë Mbledhja e 4-të e ministrave të kulturës, bashkëpunim që del si obligim i yni nga procesi 16+1.

“Viti 2018 është me rëndësi kyçe për integrimin euroatlantik të vendit tim. Vitin e kaluar e kemi nënshkruar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Repubolikën e Bullgarisë, ndërsa muajin e kaluar e kemi nënshkruar Marrëveshjen, me të cilën e kemi zgjidhur kontestin shumëvjeçar  për emrin dhe për vendosjen e partneritetit strategjik me fqiun tonë jugor, Republikën e Greqisë, me çka siguruam perpsektivë të gjerë për arritjen e qëllimeve tona strategjkike për vendosjen e bashkëpunimit edhe më intensiv bilateral në nivel rajonal”, tha Zaev.

“Ai tha se me Republikën Popullore të Kinës këtë vit mbushim 25 vite nga vendosja e relacioneve diplomatike dhe në këtë frymë ka shprehur falënderim parezervë për përkrahjen që e marirm nga RP e Kinës dhe angazhimin e fuqishëm për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm.

“Jam i bindur se nga ky Samit do të dalin shumë iniciativa dhe ide të reja, të cilat do ta përforcojnë dhe përparojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe lidhjen dhe komunikimin mes qytetarëve nga vendet tona”, tha Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë e udhëheq delegacionin qeveritar, në të cilin janë edhe zëvendës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje ekonomike dhe koordonim me resore ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button