Miratohet rezoluta për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, e iniciuar nga deputeti Faton Topalli, për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarët, njofton Klan Kosova.

Kjo rezolutë parasheh heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik 2018 – 15 shtator 2018.

Zbatimi i kësaj rezolute pritet ta lehtësojë qarkullimin e bashkatdhetarëve dhe do t’i japë fund pështjellimeve procedurale nëpër pikat kufitare, kolonave të gjata e pritjeve të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button