Pakistan, rreth 23 milionë fëmijë nuk shkollohen

Rreth 22,84 milionë nga 51,53 milionë fëmijë të moshës nga 5 deri në 16 vjeç në Pakistan nuk ndjekin shkollimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit “Statistikat e Arsimimit 2016-2017 në Pakistan” të përgatitur nga Ministria Federale e Arsimit në Pakistan dhe Akademia e Planifikimit të Arsimimit 44 për qind e fëmijëve në këtë vend nuk janë të regjistruar në institucionet shkollore.

Ministri i Arsimit të Pakistanit, Muhammed Yusuf Shaikh duke shpalosur raportin për opinionin publik, tha se numri i fëmijëve që vijojnë shkollimin në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 210 mijë dhe ka arritur në 22 milionë e 840 mijë.

Shaikh tha se niveli më i lartë është në provincën e Baloçistanit, ku 70 për qind e fëmijëve në këtë provincë nuk janë regjistruar në shkollë.

Sipas raportit pas Baloçistanit, me 57 për qind vijnë zonat fisnore nën administrim federal, Sindh me 52 për qind, Azad Kashmir dhe Gilgit Baltistan me 47 për qind, Penxhab me 40 për qind dhe Hayber Pahtunhva me 34 për qind.

Niveli i fëmijëve që nuk ndjekin shkollimin në rajonin e kryeqytetit Islamabad, e cila ka një strukturë të ndarë administrative, është 12 për qind.

Niveli i vajzava që nuk ndjekin shkollimin është 49 për qind, ndërsa i djemve 40 për qind. Të paktën 5,06 milionë të fëmijëve në fjalë janë të moshës së arsimit fillor, ndërsa 17,78 milionë të moshës së arsimit të mesëm.

Sipas raportit, në 26 për qind të shkollave në këtë vend ka vetëm 1 mësimdhënës, ndërsa në 18 për qind të tyre vetëm një klasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button