FIFA fton fëmijët e bllokuar tajlandez në finalen e Botërorit

 Federata Botërore e Futbollit (FIFA) i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Tajlandës në të cilën shpreh “keqardhje të thellë dhe mbështetje” për familjet e futbollistëve të rinj dhe trajnerit të tyre të cilët janë bllokuar në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra që mban nënshkrimin e Gianni Infantinos, thotë se FIFA dëshiron të ftojë fëmijët dhe trajnerin e tyre në finalen e Botërorit në Rusi, nëse shpëtohen deri në atë ditë.

Më tej shtohet se ardhja e fëmijëve dhe trajnerit në finale “padyshim do të jetë një moment fantastik i bashkimit dhe festimit”.

Fëmijët, të cilët u bllokuan në shpellën e përmbytur nga 23 qërshori, kanë kërkuar nga pjesëtarët e ekipit të shpëtimit të cilët kujdesen për ta që t’i informojnë për zhvillimet në Botëror.

Finalja e Botërorit do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Luzhnik” të Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button