Nga taksat rrugore për gjysmëviti janë mbledhur 55 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 ka marrë 55 milionë denarë ose 5.3 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar nga taksat rrugore, transmeton Portalb.mk.

Siç informoi drejtori i NP “Rrugë shtetëror”, Zoran Kitanov, në konferencë për media në Qeveri, kjo shumë më e lartë vjen për shkak intensitetit të rritur në komunikacion dhe organizimit më të mirë të vendpagesave.

“Për rreth dhjetë ditë pres të fillojë të funksionojë pagesa elektronike në vendpagesat e Korridorit 10. Për momentin jemi të përgatitur për në vendpagesën në Romanovcë, Sopot dhe Otovicë. Bëhen përpjekje që të jemi gati sa më shpejt edhe në vendpagesën në Kavadar. Nga shatori do fillojnë edhe vendpagesat në Korridorin 8”, tha Kitanov.

Kitanov informoi edhe se NP për Rrugë Shtetërore në tremujorin e dytë të vitit ka fituar investime në shumë prej rreth 2.2 milionë denarësh, gjegjësisht 36 milionë euro, që është për 9.8 milionë euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose rritja është 37 për qind.

Ndryshe, me rreth 20 milionë euro të mjeteve të buxhetit dhe mjeteve të fituara theksoi se do të punohet në rehabilitimin e rrugëve rajonale në gjerësi prej 230 kilometrave.

“Me 86 milionë eurot të siguruara nga Banka Evropiane për riparim dhe zhvillim planifikohet rehabilitim i 26 rrugëve me gjerësi prej 422 kilometra. Me 14 milionë eurot nga Banka Botërore punohet për rehabilitimin e 13 rrugëve në gjerësi prej 150 kilometrave. Një pjesë e projektit do të përfundojnë këtë vit, një pjesë do të fillohet, ndërsa në një pjesë do të pritet të kompletohen dokumentet”, tha Kitanov.

Siç njoftoi më parë Qeveria, vetëm për një vit janë siguruar gjithsej 270 milionë euro për ndërtimin e rrugëve, për kompletimin e projekteve infrastrukturore të filluara dhe autostradat, rekonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve rajonale, ndërsa në plan është që me këto mjete të punohet në më shumë se 60 rrugë të vendit me gjerësi prej 800 kilometrave.

Analizë: Maqedonia me taksa rrugore më të shtrenjta në Ballkan (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button