Kopshti i ri në Kërçovë do të fillojë punën nga shtatori

Në shtator në Kërçovë do të lëshohet në përdorim kopshti i ndërtuar me mjetet e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”.

Kopshti i ri është me kapacitet për 120 fëmijë deri në moshën gjashtëvjeçare. Tërësisht është pajisur dhe së shpejti duhet vetëm të  zgjidhjet çështja e personelit dhe kopshti të lëshohet në përdorim.

Karakteristike është ajo që edhe ky kopsht fëmijësh do të jetë pjesë e  kopshtit më të vjetër të fëmijëve në Kërçovë “Olga Miceska” dhe të tre kopshtet në qytet do të funksionojnë me një drejtori.

“Hapja e kopshtit të ri të fëmijëve në një pjesë të mirë do të zgjidhë problemin e mungesës së vendeve të lira në kopshtet ekzistuese, ndërsa të drejtën e punësimit të parë do të gjejnë një pjesë e  personave, kryesisht  femra”, thotë Sadik Ahmeti, drejtor i kopshtit në Kërçovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button