Rihanna në prag të çmendurisë, e pakënaqur me trupin

Rihanna e urren të ketë numrin zero të trupit. Këngëtarja e pranon se orari i saj i ngjeshur po e shkatërron trupin e saj dhe ajo nuk e pëlqen atë që po ia shkakton trupit të saj.

“Kam numrin zero dhe nuk jam aspak e lumtur për këtë. E kam tepruar. E preferoj veten paksa më të plotë. Dua t’i kem vithet e mia të vjetra. Dua të realizoj edhe dy filma para se të filloj me turne. Orari im është i çmendur dhe po e mbyt trupin tim”, është shprehur ajo.

Raportet e fundit thonë se Rihanna e ka arritur pikën e thyerjes dhe ndjehet e humbur.

“Ajo e ka arritur pikën e sulmit nervor. Ajo thotë se është fizikisht dhe mantalisht e rraskapitur dhe ndjehet e humbur. Mendoj se ajo ka nevojë për ndihmë, jo vetëm për shkak të punës, por edhe streset tjera të jetës”, ka thënë një burim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button