MPB për “Vërtetmatësin”: Qendra për të huaj do të ndërtohet, por vetëm si zëvendësim i qendrës ekzistuese në Gazi Babë

Pas verifikimit të pretendimeve të cilat i shprehi VMRO-DPMNE dhe disa mediume, arritëm deri te vërtetimi i lajmit se objekti i ri për pranimin e të huajve do të ndërtohet, por kjo nuk do të thotë një qendër e dytë e re, por bëhet fjalë për zëvendësim të asaj ekzistuese, të rrënuar në Komunën e Gazi Babës. E sigurt është se nuk do të ndërtohet një kamp për më një mijë migrant të rij ose qendër e re pranuese, përkrah atij saj ekzistuese,  siç po shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe në disa mediume

Nuk ka qendër të re për refugjat në Shkup. De fakto, do të jetë objekt i ri, por kjo do të thotë se në kryeqytet do të ketë dy qendra, por objekti i ri do të jetë zëvendësim i atij ekzistuese në Gazi Babë prej vitit 2005, i cili tërësisht është jokompatibil dhe me kushte të këqija. Ky lajm na u vërtetua ngaMPB dhe realiteti është plotësisht i ndryshëm me realitetin në raport me spekulimet e disa mediumeve dhe individëve se qeveria ka qëllim të ndërtojë qendër të re për pranimin e refugjatëve të Lindjes së Afërt dhe nga Azia.

MPBOBJEKT TË RI PËR QENDRËN E RE PRANUESE PËR REFUGJATË 

Duke hetuar historinë “Vërtetmatësi” i krahasoi deklaratat dhe faktet, me çka së pari vërtetuam se lokacioni i cili ka qenë nën pronësi të Qeverisë së RM (me siguri hapësira e vjetër magazinore e armatës), lejoi përdorim e saj nga ana e MPB-së që në dhjetor të vitit 2017. Vendimi është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare numër 190 faqe 74 dhe mban titullin “Vendim për dhënien me shfrytëzim të përhershëm të patundshmërive Ministrisë së Punëve të Brendshme “. Në nenin e parë shihet se bëhet fjalë për një parcelë të kadastrës 35 në Bardovci, Komuna e Karposhit, me çka MPB i ndahen më shumë objekte të vogla prej 13 deri afro 500 metra katror (gjithsej 22), me sipërfaqe të përgjithshme prej 4.483 m3.

Duke pasur parasysh këto fakte, Qeverisë në RM-së në mënyrë të drejtpërdrejtë i parashtruam pyetje për sqarim të të gjithë historisë. Përgjigjen e morëm përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të cilën do të jua prezantojmë të plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme, hedh poshtë të gjithë insinuatat dhe spekulimet në opinion, për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Republikën e Maqedonisë.

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, dëshmuam se në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me rregulloren ligjore, funksionon qendra pranuese e të huajve “Shkup” në Gazi Babë prej vitit 2005.

Potencuam se në periudhën ekzistuese do të ndërtohet objekt i ri për këtë qendër pranuese ekzistuese. Mjetet janë siguruar nga BE, përmes IPA programit 2016 “Migrime dhe azil, drejtoria kufitare dhe lufta kundër terrorizimit dhe krimit të organizuar”. 

MPB shton se arsyeja për një vendim të këtillë, është gjendja e keqe e qendrës ekzistuese që është konstatuar edhe gjatë vizitës së Këshillit të Evropës nga ana e Këshillit evropian për parandalim të torturës dhe sjelljes johumane:

Më saktë, në këtë moment qendra pranuese është vendosur në objektin në Komunën e Gazi Babës, i cili së pari është përdorur për tjetër qëllim dhe është tërësisht jokompatibël për qëllim që është shfrytëzuar për 13 vite, dhe akoma po shfrytëzohet. Në vitet paraprake, edhe pse shumë herë u realizuan aktivitet ndërtimore për përmirësimin e kushteve për vendosje, ky objekt edhe më tej nuk mund të ju përgjigjet nevojave për sigurim të standardeve të patjetërsueshme për vendosjen e të huajve, veçanërisht për kategoritë e prekura – gra, fëmijë, persona me aftësi të posaçme. 

Shtesë, nga ana e Këshillit Evropian për parandalim të torturës dhe johumanitetit ose sjelljes nënçmuese në suaza të vizitës së tyre, të realizuar në periudhën prej 6-17 tetor të vitit 2017, në vëzhgimet preliminare është konstatuar se kjo qendër është me kushte të këqija. 

Në pajtim me direktivat evropiane, Republika e Maqedonisë është e detyruar që të sigurojë vendosjen në pajtim me standardet përkatës të të huajve të cilat plotësojnë kushtet që të vendosen në objekt me këtë karakter – thuhet në përgjigjen e MPB.

VMRO-DPMNE DHE CAROVSKA 

Tregimi është i vjetër me muaj, por është aktualizuar pasi që persona afër VMRO-DPMNE-së në faqen e vet të Facebook-ut dolën me tituj se në Bardovce, në rrethinë të Shkupit “Junta e LSDM-së do të ndërtojë një kamp të madh për mijëra migrant”. 

Nuk është e qartë si Bardovci është zëvendësuar me Vizbegovën, por në profilin e tij në Facebook, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, paralajmëroi se VMRO-DPMNE shpërndan lajme të rrejshme dhe nuk është planifikuar qendër e re për refugjatë, por në Vizbegovë është planifikuar një qendër për personat e pastrehë, me çka ju është siguruar shtëpi 80 personave të cilët jetojnë në rrugë. Vetë Carovska u korrigjuar për më pak se 48 orë në intervistën për “Prizma” me 02.07.2018, ku deklaroi se “dokumentet të cilat i publikoi VMRO-DPMNE, janë publikuar prej të tjera institucione dhe relevanca e tyre duhet të kontrollohet aty edhe prej ku kanë dalë”.

Të njëjtën ditë kur u paraqit deklarata e parë e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, VMRO-DPMNE përmes një prej zëdhënësve të saj, Dimçe Arosovskidoli me pretendime se Carovska nuk ka të drejtë. Arsovski tregoi një dokument në të cilin shihet se bëhet fjalë për “një qendër pranuese për të huaj”.

Më pas partia dërgoi edhe disa dokumente të skenuara deri te Agjencia për planifikim hapësinor prej të cilave shihet se Agjencia ka dërguar kërkesë për të dhënat prej më shumë institucioneve gjatë qershorit të këtij viti, me të cilat njofton se duhen të bëhen ndryshime në Programin vjetor për financimin e përpunimit të planeve urbanistike, me qëllim që të përfshijë parcelën në kadastrën në Bardovci.

. Në pajtim me faktet të cilat i vërtetoi “Vërtetmatësi”, do të ndërtohet qendra pranuese për të huaj, por, bëhet fjalë për një objekt tërësisht të ri të qendrës pranuese  kzistuese. Është shumë e sigurt se nuk do të ndërtohet kampi i mijëra migranëve të ri ose qendër e re pranuese në territorin e Shkupit në Gazi Babë, siç është shpërndarë lajmi nëpër rrjete sociale dhe në disa mediume.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button