Pas dëgjimit të “bombave”, më 27 gusht do të dëgjohen edhe dëshmitarët e rastit “Titanik 2”

Seanca gjyqësore e rastit “Titanik 2” do të vazhdojë më 27 gusht ku do të dëgjohen dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Sabri Jakupi dhe Vasil Kërstev, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e sotme të rastit janë dëgjuar bisedat e përgjuara, të cilat njihen në opinion si “bomba”,  mes ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi ku ftohet që KSHZ të anulojë votimin e vendvotimit në Strumicë.

Është lëshuar edhe “bomba” nga seanca e KSHZ-së në të cilën edhe përkundër vërejtjes së ish-kryetarit të Komisionit Zgjedhor, Boris Kondarko se nuk ka bazë për anulimin e votimit të vendvotimit të theksuar, me katër vota “për” dhe tre “kundër” votimi në vendvotimin 1727 është anuluar.

Në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button