Moti sot në Maqedoni

 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore. Pasdite, kryesisht në verilindje dhe veriperëndim do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 9.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 20 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë në interval prej 31 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare veriperëndimore.

Temperatura do të jetë prej 18 deri në 34 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës në më shumë vende moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht janë të mundshme procese më intensive. Do të fryjë erë e matur deri në të përforcuar veriore e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave për disa gradë, veçanërisht të dielën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button