“Kroacia mund të shkojë në finale të Kupës së Botës”

Kroacia është shumë afër shkrimit të historisë pas është vetëm dy ndeshje larg finales së madhe të Botërorit “Rusi 2018”.

Sipas qendërmbrojtësit të ekipit të Liverpulit, Dejan Lovren” kjo gjë nuk është e pamundur.

“Nuk janë të njëjtit futbollistë apo e njëjta taktikë, por është i njëjti shpirt brenda ekipit”, tha Lovren, transmeton Lajmi.net.

“Kroacia luan ndryshe nga Liverpul, por mendësia që kemi është e ngjashme. Na është rritur në maksimum besimi te vetja dhe te shokët e skuadrës.

“Kjo na ndihmoi të shkonim në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mund të na çoj në finalen e Kupës së Botës. Pjesa më e madhe e futbollistëve kroat janë në kulmin e karrierës.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button