Shtyhet seanca, kuvendi pa vendim për 53 milionëshin

Është ndërprerë seanca parlamentare ku kryeministri Ramush Harasdinaj u paraqit në interpelancë sipas kërkesës së grupit parlamentar të Vetëvendosje dhe LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Gjatë kësaj seance u vendos që të votohet një rezolutë e përbashkët, megjithatë seanca u ndërpre dhe pikat e kësaj rezolute do të vendosen në seancën e radhës.

Në mungesë kuorumi orari i seancës së radhës nuk u vendos dhe mbetet që kryesia të marrë vendim për datën e mbajtjes.

Veç vazhdimit të kësaj seance do të shqyrtohet edhe pikat tjera të ngelura nga rendi i ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button