Asaf Ademi: Qeveria e kaluar ka harxhuar 9 milionë euro për libra që rrinë në bodrume

Ministria e Kulturës e udhëhequr nga Elizabeta Kançevska Milevska, ka harxhuar 9 milionë euro në projektet kapitale vetëm për 770 mijë libra që rrinë në bodrume që nga viti 2009. Se çfarë do të ndodh më tej me këto libra, do të vendos Qeveria e Maqedonisë. Ministri i Kulturës, Asaf Ademi në konferencën për media të parën të tij, theksoi se 770 mijë librat janë pjesë e 5 projekteve kapitale, 4 prej tyre janë udhëhequr nga vetë MK-ja, i pesti  ka qenë pjesëmarrëse, raporton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për libra të projektit “Yjet e literaturës botërore”, i cili kushtoi 4 milionë euro për botim të 429 titujve me 1000 kopje; për projektin “Prijësit e filozofisë botërore, historisë, psikologjisë dhe psikoanalizës” – në vlerë prej 1.7 milionë euro për përkthim dhe botim të 336 librave; “Pasuria literaturës botërore” dhe “Antologjia e poezisë botërore”.

Projekti i pestë është projekti “Përkthimi i 1050 titujve shkencor dhe profesional nga universitetet me renome botërore”.

“Gjatë periudhës paraprake në Ministrisë e Kulturës janë dorëzuar dokumente për 83 libra të rinj, por deri në mars – prill të vitit 2017 nuk është bërë pranim i asnjë libri. Arsyeja për mospranimin e kopjeve, është sepse ministria në pronësi të tij ka 770 mijë kopje të titujve të botuar nga projektet kapitale nga Qeveria paraprake. Për momentin, një pjesë e kopjeve të titujve janë vendosur në bodrumet e ministrisë, por edhe në hapësirat tjera ndihmëse në pesë institucione nacionale kulturore. Me qëllim të zgjidhjes së kësaj situate, hapi i parë është shpërndarja e kopjeve tashmë të botuara që qëndrojnë në bodrume. Në këtë drejtim, së shpejti do të dorëzojmë edhe informacionin në Qeveri, me propozime vendimet për këtë problem, se a do të ndryshohen institucionet ku do të duhet të dërgohen kopjet e librave të botuara në këto projekte”, tha Ademi.

Sipas ministrit Ademi, të dhënat janë potencuar edhe në raporton e Entit Shtetëror i Revizionit, i cili gjithashtu ka potencuar se për shkak të mungesës së hapësirës në Ministrinë e Kulturës për t’u ruajtur librat në fjalë, janë shfrytëzuar edhe bodrumet e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Bibliotekës Nacionale Universitare dhe Muzeut Arkeologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button