ASH: Qeveria diskriminuese, merr masa për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Manastirit, inferiore ndaj Pollogut

“Një javë pas kërkesës së Bashkimit Evropian që një nga kushtet për çeljen e negociatave është edhe lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, sot ne shohim koordinim të biznesit dhe interesit me qarqe të larta qeveritare dhe krejt kjo të bashkangjitur edhe me dimensionin e diskriminimit etnik në krahasim me rastin e Manastirit ku Ministria e Brendshme pat ngritur kallëzimin penal për ELEM-in dhe ish-drejtorët, të cilët me veprimet e tyre kanë rrezikuar shëndetin dhe ambientin e qytetarëve. E njëjta përgjegjësi duhet të kërkohet edhe për rrezikimin e jetës së qytetarëve edhe në Tetovë dhe rajonin e Pollogut.
Këtu kemi korrupsion dhe krim të organizuar dhe kjo ka kosto në shëndetin e qytetarëve”, reagojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata kërkojnë trajtim të barabartë nga Qeveria për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojë hapësirë për anashkalimin e rregullave ligjore të cilat e dëmtojnë direkt jetën e qytetarit për interesin e biznesit.

“Jugohrom prodhon ferosilicum. Ashtu edhe siç tha zëvendës kryeministri Angjushev nga foltorja e parlamentit, çmimi i ferosiliciumit ne bursën botërore është me i larti me 1,500 dollarë për 1 ton. Ky është çmimi më i lartë në këto 10 vite sipas eksperteve. Ka pasur raste kur çmimi ka qenë shumë më i ulët, saqë Jugohromi ka punuar edhe me humbje. Prandaj është gjithë ky presion që të fillohet me punë që të kapet tregu deri sa çmimi i shitjes është kaq i lartë.
Aleanca për Shqiptarët rikonfirmon qëndrimin e saj se Fabrika Jugohrom, në asnjë mënyrë nuk mund të filloj me punë pa plotësimin e standardeve dhe vendosjen e filtrave  për mbrojtje nga ndotja e ajrit”, deklarojnë nga ASH.

Gjithashtu Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kërcënimet ndaj OJQ Eco Guerila, janë të papranueshme dhe të pa tolerueshme.

“Kjo Qeveri që nuk dallon aspak nga Qeveria e kaluar përfshirë rastin e Jugohromit, si ndotës kryesor të ajrit të Pollogut”, thonë nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button