Padi penale kundër një 40 vjeçar, i dyshuar për vrasje në Studeniçan

SPB Shkup ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike e Shkupit kundër K.A. (40), për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “vrasje”, njofton Portalb.mk.

I paraqituri, veprën e ka kryer më 18 qershor rreth orës 20:45 në rrugën “2” në fshatin e Shkupit Studeniçan. Ai me përdorim të armës së zjarrit “TT”, kalibër 7.62, ka gjuajtur drejt personit E.SH. (28) nga fshati Mralinë e Shkupit, pas së cilës me veturë e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

E.Sh, për pas marrjes së lëndimeve, menjëherë është dëgjuar në kompleksin e klikave “Nënë Tereza”, megjithatë ditën e nesërme, më 19 qershor, si pasojë e lëndimeve të marra, personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Sipas njohurve të dokumentuara nga hetimi, veprës penale i ka paraprirë një përleshje verbale dhe fizike disa ditë përpara se të ndodh vrasja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button