Kryemadhi: Projektligji i teatrit grabit hapur pronën publike

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi të enjten në sallën e Kuvendit se “projektligji për Teatrin Kombëtar grabit hapur pronën publike”.

 “Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar këtë ligj, por e patë shumë mirë se çfarë ndodhi me rrugën në Kukës. Mjaftojnë 100 veta që të zbytheni”, tha Kryemadhi.

Drejtuesja e LSI-së shtoi: “Do të dëshirojë që ky Parlament mos të mbajë mbi shpatulla turpin e vjedhjes së pronës së shqiptarëve. Edhe ne si opozitë bëhemi pis, duam apo nuk duam, nga ky ligj hajdut”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Kryemadhi nënvizoi se Rama, “me paratë e drogës mbyll gojën e televizioneve, deputetëve, prokurorisë, policisë, dëshmitarëve, por nuk mbyll dot gojën e shqiptarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button