fbpx

Bekteshi: Strategji moderne industriale për Maqedoninë – bazë kyçe ekonomike për pranim në BE

“Në përfundimin e një projekti të suksesshëm, – Revizioni i Politikës Industriale 2009-2020, i cili u realizua  gjatë këtij viti , u  financua nga Delegacioni i BE-së dhe u zbatua nga Ministria e Ekonomisë, sot do të prezntojmë Strategjinë industriale si një dokument të ri të rëndësishëm që rezultoi nga projekti. Strategjia është në përputhje me parimet e praktikave të mira evropiane dhe është një bazë kyçe ekonomike për vendin në negociatat për  pranim në BE. Fokusi i strategjisë është në sektorin e prodhimit, ndërsa në document janë të integruara masat e Planit për rritjen ekonomike dhe janë propozuar masa të reja, pasi sektori i bizneset dhe zhvillimi i tij është gjithmon në fokusin tonë! tha z. Bektashi në fjlalimin e tij në ngjarjen ku u prezantuan komponentët e projektit, rezultati kryesor i të cilit ishte një pasqyrë e politikës aktuale industriale dhe përgatitja e një strategjie moderne industriale deri në vitin 2027 dhe një plan veprimi deri në vitin 2020.

Për të ilustruar rëndësinë e sektorit industrial Ministri Bekteshi përmendi se industria përpunuese  në Republikën e Maqedonisë ka një rëndësi të madhe dhe përbën 12.2% të PBV-së (2016), punëson 19% dhe llogariten për 10% të numrit të kompanive aktive, shumica e eksporteve ose 87% e eksporteve janë krijuar nga kompanitë në industri. Pothuajse 40% e totalit të investimeve të huaja në vend janë në industrinë përpunuese, nga të cilat 75% janë të përqendruara në 3 sektorë: transport dhe pajisje; materialet themelore dhe të përpunuara dhe përpunimin e ushqimit.

Për të ilustruar rëndësinë e ministrit bektashi sektorit industrsikiot përmendur se industria e prodhimit në vend është i një rëndësie të madhe dhe përbën 12.2% të PBB-së (2016), punëson 19% dhe merr pjesë me 10% të numrit të kompanive aktive, ndërsa pjesa më e madhe e eksporteve ose 87% e eksporteve, krijohet nga kompanitë që vijnë nga industria. Pothuajse 40% e totalit të investimeve të huaja në vend janë në industrinë përpunuese, nga të cilat 75% janë të përqendruara në 3 sektorë: transport dhe pajisje; materialet themelore dhe të përpunuara dhe përpunimi i ushqimit.

“Qëllimi i Strategjisë Industriale është të promovojë industrializimin duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e sektorit të prodhimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti, do të krijohen vende të reja pune, do të rriten të ardhurat  dhe dhe do të rritet kapitali njerëzor,” tha Bekteshi .

Strategjia ka pesë qëllime, përkatësisht: përforcimin e bazës së industrisë përpunuese; rritjen e produktivitetit në prodhim, inovacionet dhe transferimin e teknologjisë; katalizimin e industrisë së gjelbër dhe prodhimin e gjelbër; nxitjen e eksportit të prodhimit; ndërtimin e një sektori edukativo-prodhues.

Ekziston një shpjegim i fortë për vënien e fokusit në sektorin përpunues. Kjo është në përputhje me Planin e ri për rritje ekonomike të qeverisë, i cili në pesë vjetet në vijim do të ndajë fonde shtetërore për sektorin e prodhimit në vlerë prej 150 milionë euro, si dhe përpjekjeve të mëdha të bëra për tërheqjen e suksesshme të investimeve të huaja direkte në zonat për zhvillim teknologjik dhe industrial, me cka u ngrit profili dhe imazhi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa në të njëjtën kohë kundërshtoi trendin e deindustrializimit, që vërehet në vendet fqinje.

Sipas Shefit të Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, z.Nikola Bertolini, çfarë ka bërë shteti për dhjetë vitet e fundit nuk ishte e mirë. “Nuk do të ketë konkurrencë me subvencione. Subvencionet tërheqin ekonominë poshtë. Konkurenca fillon të rritet, kur biznesit mbështetet në themele të forta, “-tha ai, duke vënë në dukje se një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet ekonomia e Maqedonisë është mungesa e stafit të ri të trajnuar në mënyrë adekuate , duke shtuar se strategjia industriale që doli nga projekti, është një pikënisje e mirë .

Sofçe Jovanovska, këshilltare në Kabinetin e Zëvendës Kryeministrit Koço Angjushev theksoi se kompanitë e Maqedonisë në qoftë se duan të sigurojnë rritjen, ata medoemoe duhet të eksportojnë.

Përveç strategjisë, është përgatitur një Plan Veprimi për periudhën 2018-2020. Përndryshe, projekti ” Revizioni i Politikës Industriale 2009-2020″ u zbatua nga Ministria e Ekonomisë përmes Pinto Consulting GmbH, pjesë e konsorciumit Pohl Consulting.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close