Të paktën një prej finalistëve të Botërorit do të jetë befasi

Evropa dhe Amerika e Jugut sërish do të luftojnë për supremaci në futboll, në çerekfinale të Kupës së Botës, por pas shumë skuadrave favorite të eliminuara tashmë ka një ndjesi të madhe se do të ketë një finalist të ri apo një që ka munguar një kohë të gjatë.

Derisa Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut nuk do të jenë prezente në çerekfinale, duke shuar shpresat për një ndryshim të madh, së paku një nga finalistët e botërorit “Rusia 2018” nuk ka arritur në finale të ngjarjes së madhe për gjysmë shekulli apo nuk ka arritur fare, transmeton Koha.net.

Me sfidueset e zakonshme Gjermaninë, Spanjën dhe Argjentinën të eliminuara nga turneu tashmë pas një serie të befasive, shorti është përkujdesur që të ketë një finalist që ka munguar gjatë apo nuk ka arritur fare në atë fazë.

Në njërën anë të shortit Anglia, që ka luajtur në finalen e vetme dhe që ka fituar atë në vitin 1966, dhe Suedia, që ka humbur nga Brazili në finale të Botërorit 1958, do të përballen mes vete në Samara të shtunën, ndërsa fituesi i tyre në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e duelit Kroaci – Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button