Çfarë t’i thuani fëmiut nëse ju ‘zë’ duke bërë dashuri?

Nëse ndonjëherë ndodheni në këtë lloj situate jo shumë të këndshme, patjetër bisedoni me fëmiun. I thuani që: “Të rriturit kanë nevojë për këtë. Do ta ketë edhe ai kur të rritet. Nuk ka asgjë të pazakontë, të shëmtuar apo të neveritshme”.

Marrëdhënia intime është pjesë e privatësisë tuaj. I përkujtoni fëmiut që edhe ai ka të drejtën e privatësisë së tij, edhe ju tuajën. Kjo e drejtë do të mbetet gjithmonë kështu. Për shembull, ju nuk do ta lexoni ditarin e tij, sepse kjo është pjesë e privatësisë së tij, ti ndëgjoni bisedat e tij telefonike, e as ta përgjoni dhomën e tij kur të ketë shoqëri…Në anën tjetër, ju jeni person i rritur dhe e keni të qartë se çfarë nënkupton privatësia juaj. Një nga të drejtat tuaja në privatësi është edhe e drejta për dashuri.

Mos e bindni fëmiun që nuk ka e ka parë atë çfarë ishte, ta gënjeni, ti thoni që ju dhe babi “vetëm keni lozur”, që kjo ishte e papritur, apo që bëni dashuri sepse dëshironi ti dhuroni një vëlla apo motër më të vogël.

Edhe nëse qëllimi juaj është të keni fëmijë, mos lejoni që fëmiu juaj të mendojë që ju po duroni dhe po mundoheni tepër (mu ashtu iu duket fëmijëve akti i prindërve duke bërë dashuri) për ti plotësuar atij dëshirën për vëlla apo motër.

Mos harroni që ti thoni fëmiut, që edhe nëse i duket traumatike ajo se çfarë ka parë, dashuria është shprehje e afërsisë. Veçanërisht, marrëdhënieintime kanë vetëm personat që duhen, dhe të cilët në këtë mënyrë i thellojnë emocionet e tyre.

Përfundimisht, mbani në mend që duke bërë dashuri me partnerin tuaj nuk jeni duke bërë asgjë të turpshme apo të pahijshme – kështu edhe referoheni në bisedën me fëmiun tuaj. Sqarojini atë se çfarë ka parë, kushtojini kohën që të përgjigjeni në pyetjet eventuale që mund ti ketë, dhe jini të relaksueshëm dhe të durueshëm. Nëse në vend të qetësisë ju dukeni të shqetësuar, keni frikë dhe turp, pikërisht ashtu do të pasqyroheni edhe para fëmiut tuaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button