Meksikë, vritet një tjetër kryetar bashkie!

Kryetari i Bashkisë së Tecalitlan në shtetin perëndimor Jalisco të Meksikës, Victor Diaz Contreras, është vrarë në një sulm të armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Prokurorisë thuhet se në sulmin e armatosur ndaj automjetit të Contreras, është plagosur edhe një zyrtar i bashkisë që ndodhej në automjet.

Në muajin janar në Tecalitlan ishin zhdukur dy shtetas italianë të moshës 25 dhe 29 vjeçare nga Napoli. Në kuadër të kësaj ishin arrestuar disa zyrtarë bashkie me pretendimin se italianët i kanë dorëzuar tek një bandë e krimit të organizuar që vepron në rajon.

Karteli i drogës Jalisco një nga organizatat më të mëdha të krimit të organizuar në vend vepron në këtë shtet.

Në Meksikë që nga viti 2006 janë vrarë mbi 60 kryetarë bashkie nga organizatat e krimit të organizuar.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale dhe për Kongresin në Meksikë që u zhvilluan të dielën e kaluar, janë vrarë 133 politikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button