Austria do të marrë masa për mbrojtjen e kufijve të saj kundër refugjatëve

Qeveria austriake ka njoftuar se do të marrë masa për të mbrojtur kufijtë e saj jugorë me Italinë, Slloveninë dhe Hungarinë pas vendimit të qeverisë gjermane për ndërtimin e “qendrave tranzit” për refugjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, zv.kancelari, Heinz Christan Strache dhe ministri i Brendshëm, Herbert Kickl, kanë vlerësuar në një konferencë për shtyp dakordimin e arritur pas tensioneve të përjetuara mes partnerëve në pushtet në qeverinë gjermane në lidhje me politikat për refugjatët.

Kurz në deklaratën e tij ka theksuar se ka biseduar në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, por se është e paqartë se çfarë qëndrimi do të ndjekë Gjermania në lidhje me politikat e dakorduara për migrimin.

Po ashtu duke bërë të ditur se me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer, ditën e enjte do të zhvillojë një takim në Vjenë, Kurz tha se “Po bëjmë përgatitje për çdo lloj skenari, por nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje që do të jetë barrë për Austrinë”.

Ndërsa ministri Kickl duke theksuar se Gjermania duhet të deklarojë se çfarë rruge do të ndjekë për të ndalur fluksin e refugjatëve, është shprehur se “Nuk do të lejojmë që Austria të dëmtohet. Do të marrim masa për të mbrojtur kufijtë jugorë të vendit”.

– Qendrat tranzit 

Gjermania do të ndjekë një politikë të re në kufirin e saj me Austrinë, ku synohet që të pengohet hyrja në Gjermani e kandidatëve azilantë që janë të regjistruar në vende të tjera.

Kandidatët azilantë në qendrat tranzit që do të formohen do të dërgohen në vendet ku ata janë të regjistruar. Gjatë rikthimit të tyre do të merret parasysh edhe marrëveshjet me vendet e tjera. Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje me vendet e treta kandidatët azilantë do të deportohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button