Parlamenti Evropian kërkon të ndalohen martesat me të mitur

Deputetët evropianë sot kërkuan në BE-ja të ndalohen martesat me të mitur dhe martesat e detyruara.

Me 556 vota “për” dhe 63 “kundër”, Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën në seancën plenare në Strasburg, duke ju bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare për t’i barazuar rregullat e tyre për këtë çështje.

Në rezolutën, e cila nuk është ligjërisht e detyrueshme, PE “ju bën thirrje ligjvënësve, si në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu edhe në vendet e treta, ta përcaktojnë moshën 18 vjeçare si moshë minimale për martesë”.

Në rezolutë theksohet që rregullat të vlejnë për “të gjithë shtetasit e vendeve të treta, të cilët jetojnë në BE, duke i përfshirë edhe emigrantët, të cilët do të ishin martuar edhe para moshës 18-vjeçare” në vendlindjet e tyre.

Danimarka, Gjermania, Holanda, Suedia dhe disa vende të tjera anëtare të BE-së, për momentin lejojnë martesën e personave të mitur në moshën prej mbi 16 vjeç me pëlqimin e prindërve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button