Irani dënon thirrjet e SHBA-së për bllokimin e eksportit të naftës

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar se nëse eksportet iraniane të naftës ndalohen nga SHBA, po ashtu edhe ato të prodhuesve të tjerë të naftës në rajon do të pësojnë të njëjtin fat, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me emigrantët iranianë në Zvicër të martën, Rouhani kritikoi deklaratat e Washingtonit për uljen e të ardhurave iraniane të naftës.

“Amerikanët thonë se duan të ndalojnë eksportet e naftës të Iranit, por nuk i kuptojnë implikimet që ka kjo”, tha Rouhani, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.

Ai shtoi se: “Është e pakuptimtë që nafta e Iranit të mos mund të eksportohet përderisa nafta nga vendet e rajonit të mund të eksportohet”.

Presidenti i Iranit në vazhdimin e fjalimit të tij tha se SHBA është ajo që do “mbajnë përgjegjësitë” në rast të ndërprerjes të eksportit të naftës së vendit të tij.

Të hënën, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve njoftoi synimin e tij për të ulur të ardhurat e naftës iraniane në zero.

“Ne ishim të qartë me vendet dhe kompanitë anembanë botës se ne jemi duke bërë presione ekonomike ndaj Iranit derisa regjimi të ndryshojë politikat e tij destabilizuese”, tha Brian Hook, këshilltar i lartë politik i Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Washingtoni ka kërkuar nga aleatët e tij që të ndalojnë të gjitha blerjet iraniane të naftës bruto deri në nëntor.

Sipas OPEC, prodhimi i naftës së papërpunuar të Iranit qëndroi në rreth 3.8 milionë fuçi në ditë në maj, nga të cilat rreth 2 milionë fuçi u eksportuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button