Turqi, kabineti presidencial shpaloset më 9 korrik

 Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, tha se kabineti presidencial i vendit do të shpaloset më 9 korrik nga ana e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın tha në një deklaratë se pas njoftimit se Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 24 qershorit, është caktuar që 9 korriku të jetë data e betimit të presidentit.

Programi do të fillojë me ardhjen e presidentit Erdoğan në kuvendin e Turqisë më 9 korrik, ditë e hënë, në orën 16:30 sipas kohës lokale, tha Kalın.

“Pas ceremonisë së betimit, presidenti do të vizitojë mauzoleun Anıtkabir. Në të njëjtën ditë, në ora 18:00 do të mbahet Ceremonia e Fillimit të Detyrës Presidenciale, ku do të marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh, qeverish, kuvendesh dhe delegacionesh të huaja, si dhe pjesëmarrës që përfaqësojnë të gjitha qarqet e vendit tonë. Pas ceremonisë, presidenti do të shtrojë darkë për krerët e ftuar të shteteve, qeverive dhe kuvendeve”, njoftoi Kalın.

Ai tha se mbrëmjen e njëjtë presidenti Erdoğan do të mbajë një konferencë për media, ku do të shpalosë kabinetin presidencial.

“Deri në datën kur presidenti të fillojë detyrën, qeveria, duke u bazuar në autorizimin e marrë nga kuvendi, do të sjellë ligje harmonizuese në lidhje me kalimin në sistemin e ri. Në intervalin kohor mes betimit në kuvend dhe shpalosjes së kabinetit presidencial, do të shpallet edhe dekreti i parë presidencial. Në këtë mënyrë do të funksionalizohet struktura e sistemit të ri”, shtoi zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button