Kosovë, Partitë politike nuk pajtohen rreth dialogut

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur një marrëveshje rreth dialogut më Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Në një tryezë të organizuar nga “Grupi Ballkanit Për Politika”, në të cilën ishin ftuar liderët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në vend, partitë politike në pushtet dhe opozitë, vazhdojnë të kenë kundërshti lidhur më mënyrën se si duhet qasur dialogut, si dhe për rolin udhëheqes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fazën finale të dialogut me Serbinë në Bruksel, transmeton REL. 

Shpend Ahmeti, nga Partia Socialdemokrate tha se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë rolin drejtues dhe të mbikëqyrë procesin e dialogut politik, mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurse Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, shpreson se në një të ardhme të afërt do të ketë një pajtim të plotë në mes të partnerëve të koalicionit dhe partive në opozitë.

Ai tha se përtej dallimeve strukturore që kanë rreth dialogut duhet të “koncentrohemi tek epilogu i dialogut dhe epilogu do të jetë marrëveshja obligative ligjiore e cila ka një emër dhe ai iemër është njohja e ndërsjelltë”, u shpreh Hoxhaj.

Ndërkaq, në këtë tryezë nuk ishte i pranishëm lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë tryezë e bojkotuan edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tryeza të ngjajshme janë organizuar edhe më parë edhe nga vetë partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur që nga viti 2011. Sipas Bashkimit Evropian në fund të këtij procesi, të dyja vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve e cila, pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button