Sistematizimi i administratorëve, paralajmërohet konferencë për media nga Hazbi Lika

Megjithëse u tha se zëvendëskryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika me shkrim ka paralajmëruar konferencë për media për fazën e parë të sistematizimit të administratorëve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Të njëjtën, por pa afat të caktuar, e paralajmëroi edhe sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, raporton Portalb.mk.

Sipas Hoxhës, në këtë konferencë do të dihet saktë se sa administratorë prej 958 të përfshirë në fazën e parë, që me vite të tëra kanë marrë rrogë dhe ndenjur në shtëpi, janë kthyer në vendet e tyre të punës.

“Me shkrim zëvendëskryeministri Lika ka paralajmëruar konferencë për media, ja edhe unë tash paralajmërojë sërish. Konferenca do të bëhet për të dhënë informacione të sakta rreth procesit të sistematizimit të nëpunësve shtetëror, që nuk kanë qenë të sistematizuar. Përsëris, do të dalim saktë me numra: sa prej tyre kanë pranuar të sistematizohen?; sa prej tyre nuk kanë pranuar të sistematizohen; sa kanë nënshkruar kontrata? dhe sa nuk kanë nënshkruar kontrata?”, tha Hoxha.

Ashtu siç u shkrua në media, të dy grupet e administratorëve gjegjësisht 1.688, kanë qenë në cak të kritikave për shkak se ata u kanë kushtuar shtrenjtë xhepin të qytetarëve dhe nga ana tjetër nuk kanë ofruar asgjë.

Në mungesë të numrave zyrtare, sipas një matematike të thjeshtë, nëse çdo administrator ka marrë pagë mujore prej 250 eurove, kjo nënkupton që 1.688 administratorët e MO-së qytetarëve të Maqedonisë u kanë kushtuar 422.000 euro në muaj, ose mbi 5 milionë euro në vjet. Punësimi i këtyre administratorëve ka filluar që nga viti 2008-të, ndërkaq ndër vite ka pasur konkurse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button