Tajlandë, ekipi shëndetësor arrin te fëmijët e bllokuar në shpellë

Gjendja shëndetësore e 12 fëmijëve futbollistë dhe trajnerit të tyre të cilët u gjetën në një shpellë në provincën Chiang Rai në veri të Tajlandës nëntë ditë pasi ishin zhdukur teksa po vizitonin shpellën si ekip është e mirë, njoftoi një zyrtar ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arpakorn Yookongkaew nga ushtria tajlandeze i cili koordinon aktivitetet e kërkimit, tha në një konferencë për media se një ekip prej shtatë personash, përfshirë mjekë dhe infermierë, kanë arritur te vendi ku gjendet grupi që kishte humbur.

Arpakorn tha se ekipi u ka ofruar fëmijëve ushqime lehtë të tretshme me vlera të larta energjetike dhe minerale të mjaftueshme.

“Jemi duke i vlerësuar alternativat se si mund t’i nxjerrim 12 fëmijët futbollistë dhe trajnerin e tyre. Në mesin e alternativave është t’i nxjerrim pasi t’u kemi dhënë trajnim në zhytje. Megjithatë, kjo duhet të bëhet përmes stërvitjeve pasi të arrihet siguri 100 për qind”, tha Arpakorn.

Ai shtoi se nuk do të nxitojnë për nxjerren e grupit, por se më të rëndësishme janë shëndetëti dhe siguria e fëmijëve.

– Publikohet video e fëmijëve të bllokuar në shpellë

Është publikuar një video e 12 fëmijëve futbollistë dhe trajnerit të tyre në faqen e komandos detare tajlandeze, e cila është duke i prirë aktiviteteve të shpëtimit, në rrjetin social Facebook.

Pamjet tregojnë fëmijët të dobësuar në një masë të caktuar, por me vetëdije të plotë dhe gjendje të mirë shëndetësore.

Në video shihet teksa fëmijët të mbështjellur me batanije termale prezentohen duke i thënë emrat e tyre një nga një dhe duke treguar se gjendja e tyre është mirë.

Guvernatori i provincës Chiang Rai Narongsak Osatanakorn tha se fëmijët kanë nisur ushtrimet për frymëmarrje me maska të zhytjes, por se ende nuk kanë filluar me aktivitete të zhytjes.

Siç njoftohet, madje edhe zhytësve profesionistë u janë dashur disa orë për të arritur te pika ku gjendet grupi për shkak të galerive të ngushta të ngelura nën ujërat e vërshimeve, ndërsa për evakumin e fëmijëve në këtë mënyrë do të nevojitet përgatitje serioze.

Ndërkaq, alternativa e pritjes së rënies së vetvetishme të nivelit të ujit është konsideruar jopraktike, pasi në dy muajt e ardhshëm rajoni pritet të përfshihet nga sezoni i shirave monsun.

Teksa janë duke u bërë përpjekje për zvogëlimin e nivelit të ujit përmes pompave të drenazhit, vazhdimi i reshjeve e ka vështirësuar këtë metodë.

Ekipet e shpëtimit janë duke bërë edhe kërkime për gjetjen e zbrazëtirave të ajrit përmes të cilave do të mund të sigurohej dalje alternative nga shpella.

Ndryshe, 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeçe dhe trajneri i tyre 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor dhe u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim nga ekipet e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button