Popovski: rezultatet e “Metamorfozis” – dëshmi e përkushtimit për qeveri transparente

Pasi që dje organizata joqeveritare Metamorfozis publikoi rezultatet projektit “Action See”, ku Qeveria e Maqedonisë doli të jetë më lartë e ranguar sa i takon indeksit të transparencës, sot, ministri për transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski, i shoqëruar nga udhëheqësja e projektit, Liljana Pecova Ilieska, prezantuan rezultatet bashkërisht në konferencë për media të mbajtur në Qeverinë e Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

Rezultatet që u publikuan dje, treguan se Qeveria e RM-së, në krahasim me Qeverinë e Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, shënon rritje në indikatorin për ndërgjegjësim, që vlerësohet përmes dokumenteve strategjike, ndjekjes, misioneve, vizioneve dhe raportet vjetore. Hulumtimi i parë i “Action see” është bërë në periudhën kohore dhjetor 2016 – shkurt 2017, kurse hulumtimi i dytë në periudhën kohore dhjetor 2017 – shkurt 2018.

Në lidhje me rezultatet e hulumtimit në fjalë, ministri Robert Popovski deklaroi se rezultatet e projektit “Action see” dëshmon edhe parimet në të cilat thirret Qeveria e Maqedonisë, transparencë dhe llogaridhënie. Megjithatë, ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet se çfarë ndodh, dhe çfarë do të ndërmerret ndaj ministrive dhe kabineteve qeveritare, të cilat vazhdojnë të jenë jotransparente, respektivisht të pakapshëm për gazetarët.

“Nga vendi i 6 që kemi qenë vitin e kaluar, sa i takon indeksit të transparencës së ministrive të Qeverisë së Maqedonisë, këtë vit, ne jemi ranguar në vendin e tretë. Duhet të kuptojmë, se Qeveria këtë e bën në interes të qytetarëve”, tha Popovski.
"Metamorfozis" - Liljana Pecova Ilieska
“Metamorfozis” – Liljana Pecova Ilieska

Nga ana tjetër, pjesëtarja e Fondacionit “Metamorfozis”, Liljana Pecova Ilieska deklaroi se rritje në indeks të transparencës ka në Ministrinë e Kulturës, kurse ulje në Ministrinë e Drejtësisë.

“Në krahasim me hulumtimin e parë, Ministria e Kulturës ka rritje në indeks të transparencës, kurse rënie ka Ministria e Drejtësisë”, tha Pecova.

Pecova gjithashtu njoftoi se të dhënat për indeksin e transparencës në vazhdimësi do të përditësohen, dhe bëri thirrje që në këtë proces rol aktiv të luajnë edhe qytetarët dhe gazetarët.

Indeksi i institucioneve të hapura është një tregues i përbërë, i cili e përcakton nivelin e asaj se sa janë te hapura institucionet me qytetarët në qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe është i krijuar me qëllim që të definojë se në cilën shkallë qytetarët nga Ballkani Perëndimor arrijnë deri tek informacionet e duhura nga ana e institucioneve.

Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit ACTION SEE- përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti I përgjegjësisë institucionale në Evropën Juglindore, me përkrahje nga Bashkimi Evropian, të ciline  realizon Fondacioni “Metamorfozis” së bashku me partnerë të tjerë nga rajoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button