Elvana Gjata fiton “Dancing With The Stars Albania 3?

Elvana Gjata u shpall mbrëmjen e së enjtes si fituesja e edicionit të trete të spektaklit Dancing With The Stars Albania.
Elvana Gjata përveç trofeut të “Dancing with the Stras 3”, ajo ka fituar edhe një apartament luksoz.

“Jam jashtëzakonisht shumë e emocionuar. Ndjej që kam fituar me të vërtetë shumë. Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem me balet. Dhe tani kam fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të vlejë në karrierën time ndaj i faleminderit publikut që më bëri të fitoja këtë garë sot”, u shpreh Elvana.
Në finale Elvana u përball me këngëtarin Vedat Ademi dhe fitorja në fakt ishte e vështirë pasi pikët e të dyve ishin shumë afër njëri-tjetrit.

“Ka qenë vërtetë eksperiencë e paharrueshme për mua. Dua të falënderoj familjen time në radhë të parë, dy prindërit e mi, dy vëllezërit e mi dhe motrën time. Sigurisht që të gjithë produksionin, përfshirë të gjithë stafin”, ka thënë Vedati./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button