fbpx

Me veshje prej xhinsi, në Shkup u shënua Dita e Pavarësisë së SHBA-së (VIDEO)

Ambasada e Amerikës në Shkup dje ka shënuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë, duke u fokusuar në simbolin amerikan – xhinsit. Kjo i ka obliguar të pranishmit që të mbathin veshje, që do të jenë nga materiali i xhinsive, njofton Portalb.mk.

Për këtë shkak, ambasadori Xhes Bejli paraprakisht kishte kërkuar të pranishmit që t’i lënë në shtëpi katet dhe fustanet elegante.

“Këtë vit deshëm të shënojmë Ditën e Pavarësisë me ju, në mënyrën e njëjtë siç bëhet në SHBA. E kalojmë ditën me familjen, bëjmë piknik dhe skarë, dhe shumë prej nesh atë ditë veshim xhinsi”, ka thënë Bejli.

Në SHBA të gjithë veshin xhinsi, pavarësisht statusit social. Dhe dje kështu ndodhi edhe në ahengun festiv, që u mbajt në rrethin e Ambasadës, nën tingujt e muzikës së Leana Thaçit dhe grupit të saj.

Me xhinsi, të pranishëm në aheng kanë qenë edhe ministrat, politikanët, sipërmarrës, prokuror, gazetarë dhe fytyra të tjera publike.

Historia e xhinsive në SHBA nis që nga viti 1871, kur Xhejkob Dejvis në bashkëpunim me “Livaj Straus” prodhuan veshje prej xhinsi, fillimisht i dedikuar për kauboj dhe minatorë, më pas edhe për qytetarë të thjeshtë. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, kjo veshje ishte ndër më të famshmet, falë adoleshentëve. Në vitet e 70-ta xhinsi mori titullin “modë”, kurse në shtetet Evropiane ajo ishte lidhje simbolike me perëndimin.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close