Kamenos: Nuk do të lejoj që marrëveshja të kalojë në Parlament me 151 deputetë

Kjo qeveri ka afat të kohëzgjatjes deri në shtator të vitit 2019, tha ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, duke përsëritur pozitën e tij se nuk do të lejojë që Marrëveshja të kalojë në Parlamentin grek me 151 vota. Ai edhe një herë theksoi se për zgjidhjen e arritur për Maqedoninë nevojitet shumicë parlamentare e zgjeruar  prej 180 deputetëve, ndërsa në të kundërtën fjalën do ta ketë populli grek.

Kamenos në intervistë për televizionin grek “Antena” shprehu bindje se Marrëveshja nuk do të kalojë te ne.

“Që kjo marrëveshje të  vijë deri në ratifikim në Parlament duhet të bëhen shumë hapa. Së pari zgjedhje në Shkup, sepse duhet të ndërrohet presidenti, të zgjidhet president i ri, pastaj referendum, pas referendumit të ketë shumicë në kuvend, e cila do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, të bëhen ndryshime kushtetuese. Kjo sipas meje do të zgjasë më shumë se dy vite”, tha Kamenos, duke shtuar se ai personalisht nuk beson se shqiptarët “do të pranojnë të jenë qytetarë të një shteti të pastër sllav”. Si argument të dytë e përmendi qëndrimin e presidentit Ivanov.

Kamenos në intervistë tha se zëdhënësi qeveritar me kumtesën e djeshme të kabinetit të Cipras e kishte lënë të hapur mundësinë për shumicë të zgjeruar, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në lidhje me Samitin e ardhshëm  të NATO-s në Bruksel, në të cilin nga pala greke do të marrë pjesë Kamenos, Koxias dhe Cipras, lideri i Grekëve të Pavarur tha se ftesa nuk do të ketë kurrfarë vlere.

“Ftesa nga NATO për Shkupin ishte miratuar në samitin në Uashington në vitin 1999, gjatë qeverisjes të Simitis. Ftesa, e cila në bazë të marrëveshjes do të jepet në komunikim nga Stoltenberg, si kushte do t’i vendosë procedurat e parapara, gjegjësisht, zgjidhje, referendum dhe ndryshime kushtetuese. Gjegjësisht kjo ftesë nuk do të ketë kurrfarë rëndësie dhe nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me atë që ndodhi në Bukuresht në vitin 1999”, sqaroi Kamenos.

I pyetur për atë se çka do të bëjë nëse në Samitin e NATO-s më 11 korrik do të ftohet që ta nënshkruajë ftesën për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancën Veritatlantike, Kamenos tha se askush nuk do të ftohet të nënshkruajë diçka, as ai, as Koxias e as Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button