Vizitë e delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Kuvendin e Maqedonisë

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryesues i Këshillit drejtues të Institutit parlamentar, Goran Miskovski dhe nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi sot zhvilluan takim me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetarja Vasilika Hysi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misovski në takimin, siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, përcolli përvojën e funksionimit të Institutit parlamentar dhe porositi se ky organ doemos duhet të formohet me konsensus mes pozitës dhe opozitës, ndërsa pushteti nuk guxon të ketë ndikim mbi punën e tij.

“Në Republikën e Maqedonisë, Instituti parlamentar është i ndërtuar mbi përvojën e Çekisë dhe Sllovakisë. Në Kuvendin tonë, ai funksionon shumë mirë dhe është ndihmë e madhe profesionale për deputetët dhe shërbimet”, tha Misovski.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë theksoi mbështetjen që e kanë nga NDI për formimin e Institutit parlamentar.

Ky bashkëpunim, sipas Vasilika Hysit, është me rëndësi të rëndësishme në procesin e mundimshëm që është para dy shteteve, e ai është skraningu dhe harmonizimi me legjislaturën evropiane. Ajo përcolli urata për marrëveshjen e arritur me Greqinë dhe tha se emri më nuk do të jetë pengesë në rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit, i cili Delegacionit i dëshiroi punë të suksesshme dhe ofroi mbështetje të plotë dhe ndihmë për kolegët e Kuvendit të Shqipërisë për formimin e Institutit parlamentar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button