Kryeministri Zaev për referendumin: data vendoset pas marrjes së ftesës për NATO

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se mbajtja e referendumit do të kuptohet pas marrjes së ftesës për në NATO, njofton Portalb.mk.

“Për këtë çështje nuk kemi folur. Me shumë gjasë, presim të mbarojë integrimi, respektivisht të kalojë 11 dhe 12 qershori, kur edhe presim të marrim ftesën për NATO. Pas kësaj, shteti do të hap debat, do të caktojmë edhe datën e mbajtjes së referendumit, dhe llojin e referendumit”, tha Zaev në Prilep.

Kryeministri ka potencuar se në diskutim do të jenë Marrëveshja me Greqinë, si dhe BE e NATO.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi deklaroi se nëse sipas paralajmërimeve, referendumi për emrin Maqedonia Veriore mbahet në fund të shtatorit, atëherë caktimi i datës zyrtare do të bëhet në fund të muajit korrik.

Ndryshe, epilogu i referendumin për çështjen e emrit apo Marrëveshjen me Greqinë, gjegjësisht për ndryshimin e emrit kushteutes të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të jetë kyç për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button