fbpx

Shkupi do të furnizohet me 40 autobusë të rinj që prodhojnë më pak grimca PM10

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për media informoi se ka filluar procedura për furnizimin e 40 autobusëve të rinj ekologjik që do të prodhojnë më pak grimca PM10, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Shilegov, projekti është financuar me kredit nga Banka evropiane prej 10 milionë denarësh, me 0% kamatë.

“Nëse shkohet sipas planit, në vjeshtë do të shpallet tenderi për këto 40 autobusë, ndërsa marrëveshja do të mund të bëhet deri në fund të vitit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai theksoi se numri i madh i autobusëve që janë furnizuar nga pushteti paraprak nuk janë ekologjik, prishen shpejtë dhe nuk ekziston mundësi për rindërtimin  e tyre sepse nuk ka person të autorizuar.

“Qytetarët e Shkupit e meritojnë më të mirën dhe për këtë Qyteti i Shkupit do të mundohet t’ju sigurojë udhëtim publik më bashkëkohor”, tha Shilegov.

Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se pas furnizimit të autobusëve të rinj, ata më të vjetrit, që shfrytëzohen për zëvendësim të të rinjve,  do të hiqen nga përdorimi dhe nuk do të ketë ndryshim në çmimin e biletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button