Deskoska paralajmëroi model të ri të Komisionit kundër Korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot ka deklaruar se po punohet në ligj të ri për parandalimin e korrupsionit dhe njëra ndër detyrat e grupit është që të definojë model të ri të Komisionit për Anti-Korrupsion i cili do të jetë i përbërë nga ekspertët, i liruar nga ndikimet politike dhe i cili do të ketë kompetenca që me të vërtetë ta kryejë punën e tij ashtu siç duhet, njofton Portalb.mk.

“Mëdyshja ishte nëse ia vlen që të formohet Komisioni për Anti-Korrupsion në afat të shkurtër, sipas ligjeve të deritanishme, ose të formohet Komision i cili do të ketë kapacitet. Besoni se qasja ime është se duhet që të ketë ndryshime thelbësore, dhe jo vetëm proformë t’i kënaqim disa kërkesa të caktuara dhe të tregojmë se diçka kemi bërë. Me të vërtetë kemi interes dhe dëshirë që të kemi Komision për Anti-Korrupsion e cila do të ketë kapacitet që ta kryejë funksionin e saj”, deklaroi Deskoska përpara fillimit të debatit për luftë kundër korrupsionit.

Deskoska tha se e pret ligjin nga grupi i punës i cili ka pasur disa mbledhje dhe se kanë version të caktuar i cili, ashtu siç tha ajo, duhet që të shqyrtohet. Më pas, ligji do të hyjë në procedurë kuvendore dhe pritet që në vjeshtë, ky Komision të formohet.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se lufta me korrupsionin është njëra nga prioritetet strategjike të kësaj Qeverie dhe se ka më shumë instrumente në atë fushë.

Ndryshe në mars të këtij viti, ish anëtarët e Komisionit për Anti-Korrupsion, Igor Tanturovski, Goran Milenkov, Sejdi Halimi, Zhaklina Dimçevska dhe Farije Aliu kanë dhënë dorëheqje pasi u zbardh raporti nga revizioni i brendshëm se ka dyshime për pagesën rrugore dhe harxhime të parave të buxhetit. Raporti i revizorit të DAP-it ka treguar se në vitin 2016 anëtarëve të Komisionit u janë paguar harxhimet rrugore sepse kanë ardhur në seanca dhe pagesa është bërë në bazë të urdhrave të udhëtimit jo të besueshëm.

Nga funskioni nuk kanë dhënë dorëheqje Suzana Taskova Axhikotareva dhe Najdo Spasevski.

Pa përbërje profesionale të Komisionit Antikorrupsion, nuk ka luftë efikase me korrupsionin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button