Italia sërish luan baraz

Italia dhe Kroacia janë ndarë baraz në ndeshjen e parë të Grupit C, me rezultat 1-1, rezultat ky që e bën edhe më të hapur dhe më interesante garën për kualifikimin e fazës grupore.

Kroatët ishin mirë të vendosur në mbrojtje, mirëpo kur bëhej fjalë për të dalë në sulm apo për të organizuar ndonjë rrezik për portën italiane, ata dështonin të bënin këtë gjë.

Pas një ndeshje të balancuar, në minutën e 39 Balotelli rrëzohet pak jashtë zonës dhe faul për Italinë.

Andrea Pirlo me një goditje maestrale nga gjuajtja e lirë, arrin të mposhtë portierin, Pletikosa duke kaluar Italinë në epërsi.
Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë. Mbrojtja e kroatëve ishte shumë mirë e vendosur, mirëpo në organizimin e sulmeve, te ata nuk po shkonte mirë diçka.

Sidoqoftë, në minutën e 72 pas një pasimi perfekt nga lojtari më i mirë pa asnjë dyshim në fushë i Kroacisë, Ivan Strinic, e gjen të lirë Mario Mandzukic i cili me një gjakftohtësi të lartë, e ndal topin dhe më pas godet për të barazuar rezultatin.

Në vijim, trajnerët e dy klubeve sollën disa freski në fushë, mirëpo deri në fund nuk arriti të ndryshonte asgjë dhe kështu ndeshja përfundon me rezultat të barabartë, 1-1./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button