SHBA: Pilotët turq së shpejti fillojnë trajnimin për avionin F-35

Pentagoni ka njoftuar se pilotët turq dhe personeli i mirëmbajtjes që janë trajnuar për avionin luftarak F-35 në shtetin e Arizonës së shpejti do të fillojnë akademinë e fluturimit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pilotët dhe mirëmbajtësit turq të avionit F-35 tashmë kanë arritur në bazën e Forcave Ajrore Luke”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, kolonel Rob Manning.

Manning tha se pas marrëveshjes, SHBA mban kujdestarinë e avionëve derisa të transferohen në vendet partnere dhe se normalisht kjo do të ndodhë pasi të përfundojë trajnimi i partnerit, i cili do të zgjasë një deri në dy vjet.

Turqia ka qenë pjesë e programit F-35 që nga viti 1999. Industria turke e mbrojtjes ka marrë një rol aktiv në prodhimin e avionëve të tillë si Aviacioni Alp, AYESAS, Aviacioni Kale dhe ai Kale Pratt & Whitney, ndërkohë që Insdustritë e Hapësirës Ajrore Turke kanë prodhuar pjesë për avionin e parë luftarak F-35.

Megjithatë, Senati i SHBA-ve me shumicë miratoi Aktin Vjetor të Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes, i cili përfshin një amendament që ndalon shitjet në Turqi të avionëve F-35, duke theksuar si arsye blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia dhe arrestimin e shtetasve amerikanë.

Projekt-ligji tani duhet të harmonizohet me atë që tashmë është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në muajin maj dhe më pas duhet të miratohet një masë kompromisi nga të dy dhomat, si dhe të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.

“Qeveria e SHBA-së nuk ka marrë ndonjë vendim për pjesëmarrjen e ardhshme të Turqisë në programin F-35 për programin Avioni i Goditjes së Përbashkët”, tha Manning në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me qëndrimin e Pentagonit nëse vendimi i Senatit është miratuar si legjislacion.

“Turqia është një aleate e ngushtë dhe kryesore e NATO-s dhe ka qenë pjesëmarrëse ndërkombëtare me programin F-35 që nga viti 2002,” shtoi ai.

Përveç kësaj, një zëdhënës tjetër, Mike Andrews, tha se Pentagoni “nuk komenton legjislacionin e propozuar” dhe se pilotët turq do të vazhdojnë trajnimet për sa kohë që “diçka” nuk ka ndryshuar.

“Senati votoi për të penguar. Tani Kongresi ka një votë dhe presidenti një votë”, tha Andrews në përgjigje ndaj një pyetjeje rreth planit të ardhshëm të Pentagonit.

“Ajo që më kërkoni është të spekuloj. Kështu që gjithçka që mund të them është në program tani, ata do të vazhdojnë të fluturojnë”, shtoi Andrews.

Turqia mori dërgesën e saj të parë të avionëve luftarakë F-35 në një ceremoni në Forth Worth, Teksas, më 21 qershor.

Avioni pritet të përforcojë ushtrinë turke me aftësitë e tij superiore, siç janë sensorët e fundit dhe sistemi i avancuar i radarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button