Belgjika në çerekfinale pas eliminimit të Japoninë me rikthim sensacional

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të fitojë me rezultat 3-2 në ndeshjen ndaj Japonisë e vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Belgjika ka arritur të fitojë një nga ndeshjet më interesante në Kampionatin Botëror, pasi ka rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Pjesa e parë e takimit u dominua e gjitha nga belgët, të cilët menaxhuan me lojën, topin dhe krijuan shumë raste shënimi për gol, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

 Në pjesën e dytë, japonezët e nisën furishëm duke zunë në befasi belgët me dy gola të shpejtë, ku i pari erdhi në minutën e 48-të nga Genki Haraguchi, i cili shënoi për 0-1 pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 48-të.

 Pas vetëm katër minutave lojë në skenë goli edhe Takashi Inui, i cili shënoi një supergol nga një distancë rreth 25 metrave për epërsinë 0-2.

 Kur pritej që këto gola të demoralizonin Belgjikën, kështu nuk ndodhi pasi belgët arritën të kthehen në lojë me shumë raste tjera të krijuara, ku gjetën edhe dy gola të shpejt, transmeton Telegrafi.

Në minutën e 69-të ishte mbrojtësi Jan Vertonghen, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për të ngushtuar epërsinë 1-2, ndërsa vetëm pas pesë minutave shënoi Marouane Fellaini gjithashtu me kokë për 2-2.

 Ky gol i motivoi edhe më shumë belgët, të cilët vazhduan të sulmonin dhe krejt në fund gjetën edhe golin e fitores me anë të Nacer Chadli, i cili në minutën e fundit shtesë shënoi për 3-2 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Belgjika e sheh veten në cerekfinale të Kupës së Botës, ku do të ndeshen me Brazilin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button