KE procedurë ndaj Polonisë për reformën në Gjykatën e Lartë

Komisioni Europian filloi sot një procedurë të re për shkelje ligji ndaj Polonisë, duke i dalë këtë herë në mbrojtje pavarësisë së Gjykatës së Lartë polake, pak përpara hyrjes në fuqi të një reforme të diskutueshme.

‘’Komisioni nënvizoi mungesën e progresit në dialogun e ndërmarrë tashmë për këtë çështje në kuadër të procedurës në vijim ndaj Varshavës për çështjen më të përgjithshme të respektimit të shtetit të së drejtës dhe pritet të vendosë sot nisjen e një procedurë për shkelje ligji në mënyrë urgjente’’, sqaroi Margaritis Schinas, zëdhënës i Institucionit.

Njëkohësisht, Komisioni po bëhet gati për të vijuar dialogun për shtetin e së drejtës me Poloninë, që mbetet rruga e preferuar nga Komisioni për të zgjidhur kërcënimin sistematik që rëndon mbi shtetin e së drejtës në Poloni.

Ekzekutivi europian, garantues i traktateve i ka dërguar një letër informuese, ku Polonisë i parashtrohet një afat njëmujor për t’u përgjigjur, faza e parë e një procedurë që mund të shkojë në fund deri në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së (CJUE) si dhe deri në sanksione të mundshme financiare.

Të enjten, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë polake vendosën të qëndronin në detyrë, si dhe vetë kryetarja e tyre Malgorzata Gersdorf, një sfidë e lëshuar në drejtim të qeverisë konservatore, ku reforma është ‘’jokushtetuese’’ në këndvështrimin e gjyqtarëve.

Ligji i ri parashikon që mandati i një të tretës së gjyqtarëve (27 nga 72) të Gjykatës, të moshës mbi 65 vjeç përfundon të martën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button