Rindërtimi i teatrit të Shkupit, deri në 31 tetor

Tregimit për rindërtimin e Tetarit shqiptar në Shkup assesi nuk po i vije fundi. Drejtuesit e Teatrit vlerësojnë se kanë nevojë edhe për 100 milion denarë apo 1.5 milion euro që teatrit të merr pamjen e duhur ose të përfundojnë punimet në afatin e paraparë më 31 tetor. Edhe pse teatri duhet të ishte gati në pranverë, afati është shtyrë për në vjeshtë, njofton Alsat M.

Sot teatri është vizituar nga ministri i ri i kulturës, Asaf Ademi. Ai thotë se do të pres që ndonjë nga ekspertët e dikasterit që ai drejton që të kërkoj revizion të thellë se si janë nënshkruar marrëveshjes dhe si janë harxhuar paratë për rikonstruksionin e këtij objektit kulturor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button