Shkatërrohet grupi kriminal italo-kosovar i lidhur me Cosa Nostran, një i arrestuar nga Maqedonia

Në Palermo policia italiane ka shkatërruar një grup të organizuar trafikantësh të qenieve njerëzore dhe armëve. Grupi i goditur gjithashtu merrej me riciklim diamantesh, floriri dhe pastrim parash.

Gjysma e anëtarëve të kësaj organizate kriminale janë shtetas me origjinë shqiptare nga Kosova.

Konkretisht, në pranga kanë përfunduar 17 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë. Fakti më tronditës është se kjo organizatë kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin paraushtarak shqiptar të UÇK, të lidhur me qarqet xhihadiste.

Mësohet se “kokat” e grupit ishin shqiptaro-maqedonasi Fatmir Ljatifi, italiani Giuseppe Gianogrosoo dhe kosovari Driton Rexhepi. Grupi kriminal, i cili e kishte qendrën në Palermo, ishte aktive edhe në provincat e Sondrio, Como, Pordenone dhe Siena, përveçse vepronte edhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë, transmeton Gazeta Shqip.

Personat e arrestuar kanë menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugën Ballkanike, ndërsa përmes Italisë dhjetëra persona të ardhur nga Lindja dhe Ballkani kanë mundur të hyjnë në Zvicër dche të shkojnë më pas deri në Europën Veriore.

Të arrestuarit janë:

-Fatmir Ljatifi

-Driton Rexhepi

-Arben Rexhepi

-Xhemshit Vershevci

-Luan Dobjani

-Ibraim Latifi

-Djemilj Djaferi

-Denis Nikci

-Urran Ameti

-Luan Dobjani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button