Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Numri më i madh i automjeteve për kokë banori në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) është në Luksemburg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Evropiane Statistikore “Eurostat” publikoi numrin e automjeteve për vitin 2016 në 28 vende anëtare të BE-së.

Sipas kësaj, numri më i madh i automjeteve në mesin e vendeve të BE-së ndodhet në Gjermani. Ndjekësi më i madh i Gjermanisë, ku ka gjithsej 45 milionë e 803 mijë automjete është Italia me 37 milionë e 876 mijë automjete. Pas tyre vijnë Franca me 32 milionë e 76 mijë, Britania e Madhe me 30 milionë e 850 mijë, Spanja me 22 milionë e 876 mijë dhe Polonia me 21 milionë e 675 mijë.

Ndërkaq numri më i vogël i automjeteve gjatë kësaj periudhe ishte në Malta me 282 mijë, në Qipron Greke me 508 mijë e 284 dhe Letoni me 664 mijë.

Ndërkaq në bazë të popullsisë, numri më i madh i automjeteve për kokë banori në mesin e vendeve të BE-së është në Luksemburg. Në Luksemburg në 1.000 persona ka 622 automjete.

Ky shtet ndiqet nga Italia, Malta, Finlanda dhe Qiproja Greke.

Ndërsa numri më i vogël i automjeteve në bazë të popullsisë është në Hungari. Në 1.000 persona në Hungari ka 388 automjete. Pas Hungarisë vijojnë Letonia, Kroacia dhe Sllovakia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button