Akademiku Kambovski: Ivanov duhet ta nënshkruajë ligjin për Marrëveshjen për Emrin, jo ta interpretojë

“Detyrë kushtetuese e presidentit të shtetit është që t’i nënshkruajë ligjet dhe marrëveshje që i miraton dhe ratifikon Kuvendi, dhe jo të deklarojë interpretime dhe qëndrime personale”, deklaroi akademiku Vllado Kamovski, në pyetje gazetareske në Ohër, ku merr pjesë në punën e Shkollës Verore për të Drejtë Natyrale që mbahet nën organizim të Qendrës për Hulumtime Strategjike nga Akademia e Shkencave dhe Arteve (ASHAM), njofton Portalb.mk.

Kambovksi vlerëson se nuk duhet që të pengohen proceset integruese të vendit të cila janë hapur me marrëveshjen me Bullgarinë dhe marrëveshjen për kontestin për emrin me Greqinë, që duhet të konfirmohet në referendum, ndërkaq më pas edhe në Kuvend, pas së cilës nënshkrim duhet të vendos edhe presidenti.

“Sa të pranosh të jesh president dhe të japësh betim se do ta respektosh Kushtetutën, atëherë normalisht se duhet që të sillesh në pajtueshmëri me atë. Nëse ai është i obliguar sipas Kushtetutës, nuk bëhet fjalë për vullnet të lirë nëse do ta nënshkruajë ose jo ligjin, nëse do të ketë kësi apo asi qëndrimi, ajo është çështje tjetër, obligim i tij kushtetues, prej këtu edhe obligim ligjor është që ta nënshkruajë ligjin”, tha akademiku Kambovski.

Ai vlerëson se edhe deklarimi në referendum në lidhje me çështjen e emrit mund të ketë sukses, gjegjësisht është me qëndrim pozitiv se ekziston vullnet për përfundim të tillë te subjektet politike.

http://portalb.mk/538672-me-5-korrik-seanca-kuvendore-per-ratifikimin-e-marreveshjes-per-emrin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button