Zaev: Edhe miqtë e mi reaguan për aksionin policor në klubet e natës, por ligji vlen për të gjithë

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve komentoi edhe për aksionin policor që ndodhi të shtunën mbrëma ku u arrestuan disa persona gjatë kontrollit në shtatë klube të natës, transmeton Portalb.mk.

“Askush nuk ka konfirmuar se ka pasur armë pa leje në një lokal, pse u gjet drogë në diskotekat. Për të pasur reagime, ka pasur edhe nga deputetë të shumicës parlamentare. Por, kjo është vetëm dëshmi se ligji vlen njëjtë për të gjithë. Kemi dërguar apel për qytetarët dhe pronarët që të japin vërejtje. Por, nuk mundën të garantonin siguri nëse ka qasje të kujdesshme. Aksioni është zbatuar në disa objekte nga 47 policë. Nëse ka dobësi në pjesën e përfaqësimit të policisë, do të sanksionohet, deri tani nuk ka pasur dëshmi për këtë gjë. Kam reagime edhe nga miqtë e mi të cilët janë negativ ndaj policisë, por t’i dëgjojmë të gjitha detaje”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button