Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: I dënojmë kërcënimet ndaj “Eco Guerillas”

Pas reagimit nga organizata jo qeveritare “Eco-Guerilla” për kërcënim dhe për ofrimin e parave nga persona të ndryshëm që janë pjesë e pushtetit, me qëllim që, siç thanë ata, të heshtin për dukuritë negative në shoqëri dhe në veçanti për të hequr dorë nga “helmuesi kryesorë” i Pollogut, “Jugohromi”, Lëvzija Besa me kryetar, Bilall Kasami, i dënon këto kërcënime që po i bëhen sektorit civil që, sipas tyre, po punon në të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Lëvizja Besa apelon deri tek qeveria dhe deri tek institucionet përgjegjëse që të mbajnë duart larg nga sektori civil dhe nga “Eco-Guerilla”, të lejoj që ta bëj punën e tyre ashtu siç duhet dhe as mos te mendoj politizimin dhe shantazhimin ndaj udhëheqësve të sektorit civil. Ne si Lëvizje Besa e inkurajojmë sektorin civil që të ngrit zërin ndaj çdo të keqe, të mos zbrapset nga kërcënimet e qeverisë, por të vazhdoj ende që të jenë zëri qytetarëve dhe zëri i gjithë popullit. Gjithashtu sektori civil do të ketë mbështetje të fuqishme nga Lëvizja Besa për të vazhduar kontributin e tyre në shoqëri”, thuhet në kumtes.

http://portalb.mk/538632-vendosja-e-filtrave-ne-fabriken-jugohrom-eco-guerillas-i-kercenohen-te-heshte-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button