fbpx

Botërori 2018, Brazili synon fitoren kundër Meksikës, Belgjika ndaj Japonisë

Katër kombëtare do të luftojnë për një vend në çerekfinalen e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e parë do të jetë midis Brazilit dhe Meksikës në Samara Arena në orën 16:00. (1400GMT).

Brazili u rendit i pari në Grupin E me 7 pikë pas fitores kundër Kosta Rikës dhe Serbisë dhe barazimit ndaj Zvicrës me rezultatin 1-1.

Në Grupin F, Meksika u radhit e dyta pas Suedisë. Meksika mposhti Gjermaninë dhe Korenë e Jugut, por u mposht nga Suedia.

Belgjika do të ballafaqohet me Japoninë në Rostov Arena në orën 20:00 (1800GMT).

Belgjikoi fitoi maksimumin e pikëve në Grupin G duke mundur Panamanë, Tunizinë dhe Anglinë.

Japonia përfundoi grupin H me katër pikë dhe u kualifikua në të tetën e finales përmes Fair Play para Senegalit, i cili kishte numrin e njëjtë të pikëve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close