Jakimovski: Sela shpëtoi nga fakti se sulmuesit mendonin që kishte vdekur

Prokurori Darko Jakimovski në fjalët përfundimtare për tentimin për vrasjen e deputetit Ziadin Sela gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, tha se të akuzuarit mund të gjykohen për atë që e kanë bërë, por nuk guxohet të gjykohen për atë që e mendojnë.

“Fakti i vetëm që Sela është gjallë është se sulmuesit kanë menduar se është i vdekur dhe kjo e kishte shpëtuar…Të akuzuarit ishin të vetëdijshëm se në çfarë rreziku ishin deputetët në Kuvend në momentin kur turma kishte hyrë në shtëpinë ligjvënëse”, tha Jakimovski.

Ai shtoi se në kamerat shihet se Aleksandër Janevski -Toshta me dorë e tërheq Ziadin Selën nga skaji i pres-sallës dhe ia jep turmës e cila, sipas dëshmitarëve, dëshironte ta linçojë.

“Në rrahjen kanë marrë pjesë të gjithë të akuzuarit përveç Aleksandër Janevskit dhe Andrej Georgievskit”, tha Jakimovski duke i sqaruar para Gjykatës veprimet individuale për të gjithë të akuzuarit gjatë sulmit ndaj Selës.

Sipas dëshmisë së Institutit për mjekësi ligjore, dy nga lëndimet janë kërcënim serioz për shëndetin e Selës dhe ka lëndime në tru.

Avokati Donço Nakov kërkoi nga Gjykata shfajësim për të akuzuarit Kire Georgievski dhe Nikollçe Dimitrievski.

Sipas Nakov, i akuzuari Kire Georgievski duhet të japë llogari për sulm ndaj Selës, por jo edhe për vrasje, sepse pas sulmit Sela ishte ngritur dhe kishte tentuar të lëvizë.

“Nëse dëshironte do të mund ta vriste përderisa e dërgonte edhe me disa persona te mjeku”, tha Nakov.

Ndryshe, në këtë rast, së pari akuzoheshin dhjetë persona, por prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare e tërhoqi aktakuzën për Sasho Senkov për të cilin Prokuroria tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se e ka kryer veprën penale.

Për Stojan Pavllevskin dhe Ceo Georgievskin, është bërë rikualifikim i lëndës dhe gjykata e veçoi procedurën për to. Pas rikualifikimit, ata e pranuan fajin dhe këshilli gjyqësor Ceo Georgievskin e dënoi me një vjet e dy muaj burg, ndërsa Stojan Pavllevskin me tre vjet

Gjykata në Maqedoni dënoi me burg dy dhunuesit e Ziadin Selës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button