Shfaqja për fëmijë “Përralla postare”, sot premierë në Teatrin e Fëmijëve

“Përralla postare” është premiera e parë e Institucionit Lokal Publik Teatri për fëmijë Çair, që do të jepet sot, e hënë, me fillim prej ora 19:00 në Qendrën Teatrore të Fëmijëve, njofton Portalb.mk.

Kjo shfaqje është kundërpeshë e teknologjisë moderne, pa të cilën nuk mundemi, por e cila ndikon në tjetërsimin dhe largimin e njerëzve nga njëri tjetri. Bashkë me kompjuterët, mirë është që t’i ruajmë traditat më të mira të Komunikimit. Miqësia dhe dashuria janë kategori të vlefshme morale që duhet t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë te fëmijët.

Shfaqja është për fëmijë mbi pesë vjeç.

Luajnë: Eldin Shiroki “Kolbaba”; Mentor Kurti “Postieri II”, “Shkrutabiqi II” dhe “Krokodili”; Dea Pajazit “Postieri III”, “Shkrutabiqi III” dhe “Marzhenka”; Flakron Aliu “Postieri IV”, “Shkrutabiqi I”, “Frantiku”.

Produksioni: Teatri për fëmijë Çair
Producent: Bajrush Mjaku
Autori: Karell Çapek
Adaptimi dhe regjia: Katja Petrova
Dizajni i kukullave dhe kostumeve: Enes Deari dhe Ines Golja
Skenografia: Kërste S. Xhidrov
Muzika: Svetozar Georgiev
Përkthyes: Besfort Idrizi

Mjeshtër i dritave: Amet Çajani; mjeshtër i tonit: Xhemail Xhemaili; realizimi i kostumeve: Snezhana Çolloviç dhe garderober: Valdeta Troni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button